Trump: Kam më pak besim se mund të arrihet një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit. Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit.
Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore.
Duke folur për podkastin e New York Post, Trump u zotua sërish se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore.
Kur u pyet nëse mendon se mund ta bindë Iranin që t’i japë fund programit të tij bërthamor, Trump tha: “Nuk e di”.
“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë”, tha presidenti amerikan.
“Ata duken sikur po e vonojnë këtë çështje qëllimisht dhe mendoj se kjo është për keqardhje. Tani kam më pak besim sesa kisha disa muaj më parë. Diçka u ka ndodhur. Por, kam shumë më pak bindje se mund të arrihet një marrëveshje”, shtoi ai.
Trump këmbënguli se, me apo pa marrëveshje, ai nuk do ta lejojë kurrë Iranin të posedojë armë bërthamore.
“Nëse nuk dëshironi të arrini një marrëveshje, atëherë nuk do të mund të keni armë bërthamore. Nëse arrini një marrëveshje, po ashtu nuk do të keni armë bërthamore”, tha udhëheqësi amerikan.