Trump kërcënon botën me armë sekrete/ Goxhaj: Në Pentagon, zyrë speciale për analizat ushtarake. SHBA e dobët ushtarakisht ndaj Rusisë dhe Kinës

Kapiten Dritan Goxhaj zbuloi për studion e ‘360 gradë’ se në Pentagon ekzistonte një zyrë që merrej me analiza të kapaciteteve ushtarake të SHBA, zyrë e cila u mbyll me ardhjen në qeverisje të presidentit Trump. Më tej, Goxhaj vijoi duke thënë se si pasojë e analizave përmes testimeve kompjuterike, SHBA nuk kishte kapacitet të [...]Read More...

Trump kërcënon botën me armë sekrete/ Goxhaj: Në Pentagon, zyrë speciale për analizat ushtarake. SHBA e dobët ushtarakisht ndaj Rusisë dhe Kinës

Kapiten Dritan Goxhaj zbuloi për studion e ‘360 gradë’ se në Pentagon ekzistonte një zyrë që merrej me analiza të kapaciteteve ushtarake të SHBA, zyrë e cila u mbyll me ardhjen në qeverisje të presidentit Trump. Më tej, Goxhaj vijoi duke thënë se si pasojë e analizave përmes testimeve kompjuterike, SHBA nuk kishte kapacitet të luftonte si fituese kundrejt Kinës dhe Rusisë.

“Në Pentagon ka ekzistuar një zyrë dhe merrej me analizat e thella ushtarake për të parashikuar një luftë mes Amerikës dhe një shteti tjetër. Është dhe zyra e vetme që ka krijuar atë. Ka ekzistuar që 52 vjet dhe Trump vendosi të mbylli këtë zyrë sese nuk i duhet më analiza ushtarake.

Kjo zyrë pati deklaruar para 3 muajsh se në analizat e saj, në 10 vitet e fundit SHBA mban rekord duke mos fituar asnjëherë luftë me Kinën dhe Rusinë me gjithë kapacitetin ushtarak. Kjo vinte si rezultat i testimeve në kompjutera bazuar në kapacitetin e armëve dhe atë ushtarak. Kjo arma që thote Trump, është pjesë e këtij testimi që unë dyshoj se ekziston.”

/ abcnews.al