Trump kërcënon me tarifa ndaj Kinës, rriten tensionet tregtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa “masive” ndaj produkteve kineze, duke akuzuar Pekinin për veprime armiqësore në kufizimin e eksportit të metaleve të rralla, të domosdoshme për industrinë amerikane. Pas këtyre deklaratave, Wall Street regjistroi rënie të ndjeshme, ndërsa tensionet publike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan, duke rritur rrezikun [...]Read More...

Trump kërcënon me tarifa ndaj Kinës, rriten tensionet tregtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa “masive” ndaj produkteve kineze, duke akuzuar Pekinin për veprime armiqësore në kufizimin e eksportit të metaleve të rralla, të domosdoshme për industrinë amerikane.

Pas këtyre deklaratave, Wall Street regjistroi rënie të ndjeshme, ndërsa tensionet publike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan, duke rritur rrezikun e një lufte të re tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Nuk e mendoja se do të arrinte deri këtu, por ndoshta, si me shumë gjëra, ka ardhur momenti”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke shtuar se: Në fund të fundit, edhe pse mund të jetë e dhimbshme, kjo do të jetë shumë e dobishme për SHBA-në.

Trump njoftoi se një nga politikat që po shqyrtohet në këtë moment është rritja “masive” e tarifave për produktet kineze që hyjnë në SHBA. Ai shtoi se po merren në konsideratë edhe masa të tjera të ashpra kundër Kinës.

Për më tepër, Trump sugjeroi se takimi i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut më vonë këtë muaj mund të mos ndodhë, duke thënë se “duket se nuk ka arsye” për një takim të tillë.