Trump paralajmëron marrëveshje tregtare me Britaninë: Tarifat nuk do të ishin të nevojshme
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje të mundshme tregtare SHBA-Mbretëri e Bashkuar pa tarifa pas një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer. Duke folur gjatë vizitës së kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, Trump parashikoi “një marrëveshje të vërtetë tregtare” e cila mund ta bënte Britaninë të shmangte tarifat, me [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje të mundshme tregtare SHBA-Mbretëri e Bashkuar pa tarifa pas një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Duke folur gjatë vizitës së kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, Trump parashikoi “një marrëveshje të vërtetë tregtare” e cila mund ta bënte Britaninë të shmangte tarifat, me të cilat presidenti amerikan ka kërcënuar disa nga partnerët e tjerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë mendoj se ka një shans shumë të mirë që në rastin e këtyre dy vendeve të mëdha, mike, mund të përfundojmë me një marrëveshje të vërtetë tregtare ku tarifat nuk do të ishin të nevojshme.”, tha Trump.
Vizita e Starmer në SHBA vjen pas asaj të presidentit Emmanuel Macron në SHBA, i cili u takua gjithashtu me Donald Trump, për të diskutuar në lidhje me atë që pritet të ndodhë në Ukrainë.
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të takohet të premten me Donald Trump.