Trumpi me dhjetëra vendime në ditën e parë të presidencës
Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me disa vendime të rëndësishme, të cilat i ka premtuar në fushatë. Në ditën e parë të mandatit të dytë, presidenti amerikan nënshkroi largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Klimës në Paris, ngriu punësimet në qeveri dhe u kërkoi zyrtarëve federalë të ktheheshin […] The post Trumpi me dhjetëra vendime në ditën e parë të presidencës appeared first on Albinfo.

Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me disa vendime të rëndësishme, të cilat i ka premtuar në fushatë. Në ditën e parë të mandatit të dytë, presidenti amerikan nënshkroi largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Klimës në Paris, ngriu punësimet në qeveri dhe u kërkoi zyrtarëve federalë të ktheheshin nëpër zyra, përcjell albinfo.ch.
Trump ka falur po ashtu shumicën e njerëzve që akuzoheshin për trazirat e 6 janarit 2021 në Capitol. Ai ka thënë se vendimi për falje mbulon rreth 1500 persona.
Ai po ashtu ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat afatin e kompanisë amë të TikTokut për të gjetur pronar të ri në SHBA.
Trumpi po ashtu ka larguar 78 urdhra ekzekutivë të Bidenit, përfshirë vendimin që kërkonte nga agjencitë federale të zgjeronin ndalimet për diskriminim gjinor, që kërkonte të emëruarit të nënshkruanin një zotim etik dhe urdhrin që lejonte transgjinorët të shërbejnë në ushtri.
Presidenti i ri shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor duke kërkuar dislokimin e trupave në atë zonë. Administrata e tij po ashtu i ka dhënë fund një aplikacioni që ua mundësonte imigrantëve të njoftonin autoritetet amerikane kur synonin të hynin brenda shtetit.
Trumpi ka vendosur për ta larguar SHBA-në edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Urdhri i tij thekson se OBSH-ja “vazhdon të kërkojë pagesa të rënda nga SHBA-ja”.
Trumpi ka nënshkruar edhe themelimin e një Departamenti të ri të Efiçiencës qeverisëse.
The post Trumpi me dhjetëra vendime në ditën e parë të presidencës appeared first on Albinfo.