Turqia bën thirrje për unitet mysliman kundër planit të Izraelit për Gazën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka bërë thirrje të fortë vendeve myslimane që të veprojnë të bashkuara për të kundërshtuar planin e Izraelit për të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës. Deklarata erdhi pas takimeve të zhvilluara këtë të shtunë në Egjipt me homologun egjiptian, Badr Abdelatty, dhe presidentin Abdel Fattah al-Sisi. Ankaraja […] The post Turqia bën thirrje për unitet mysliman kundër planit të Izraelit për Gazën appeared first on Albinfo.

Turqia bën thirrje për unitet mysliman kundër planit të Izraelit për Gazën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka bërë thirrje të fortë vendeve myslimane që të veprojnë të bashkuara për të kundërshtuar planin e Izraelit për të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës. Deklarata erdhi pas takimeve të zhvilluara këtë të shtunë në Egjipt me homologun egjiptian, Badr Abdelatty, dhe presidentin Abdel Fattah al-Sisi.

Ankaraja dhe Kajroja dënuan njëzëri planin, duke e cilësuar atë si pjesë të një politike “gjenocidale dhe ekspansioniste” të Izraelit. Sipas Fidanit, ky hap synon dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre përmes urisë dhe pushtimit të përhershëm të Gazës.

“Vendet nuk kanë më asnjë arsye për ta vazhduar mbështetjen ndaj Izraelit,” – theksoi shefi i diplomacisë turke, duke paralajmëruar se situata paraqet rrezik jo vetëm për palestinezët, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Izraeli ka mohuar akuzat se po shkakton krizë urie, duke deklaruar se lufta mund të marrë fund nëse grupi militant palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, dorëzohet.

Abdelatty nga ana e tij tha se planet izraelite janë “të papranueshme” dhe se ka pajtueshmëri të plotë me Turqinë për çështjen e Gazës. Ai iu referua gjithashtu deklaratës së Komitetit Ministror të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), e cila dënoi planin dhe e cilësoi si “një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” që rrezikon çdo perspektivë për paqe.

OIC i ka bërë thirrje fuqive botërore dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur zbatimin e planit, duke kërkuar gjithashtu mbajtjen përgjegjës të Izraelit për shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara po vijojnë përpjekjet ndërmjetësuese për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, pa rezultate konkrete deri më tani.

The post Turqia bën thirrje për unitet mysliman kundër planit të Izraelit për Gazën appeared first on Albinfo.