Turqia ndaloi nëntë gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë – të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu – njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë. Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve. Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, [...]Read More...

Turqia ndaloi nëntë gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë – të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu – njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë.

Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve.

Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion.

Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.

Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka pesë net radhazi që qytetarët kanë mbajtur protesta, kryesisht paqësore, kundër Qeverisë.