Maqedoni: Arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e Dejan Jovanov Deko, pronarit të diskotekës “Puls, aty ku ditë më parë ndodhi një prej tragjedive më të mëdha. Po ashtu, gjatë bastisjeve, janë konfiskuar pesë telefona të dyshuarve. Autoritetet kanë kryer kontrolle edhe në një tjetër pronë të Jovanovit dhe kanë bastisur zyrat […] The post Maqedoni: Arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia appeared first on Albinfo.

Maqedoni: Arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e Dejan Jovanov Deko, pronarit të diskotekës “Puls, aty ku ditë më parë ndodhi një prej tragjedive më të mëdha.

Po ashtu, gjatë bastisjeve, janë konfiskuar pesë telefona të dyshuarve. Autoritetet kanë kryer kontrolle edhe në një tjetër pronë të Jovanovit dhe kanë bastisur zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan.

Ndërkohë, pronari i diskotekës “Puls” ndodhet i shtruar në një spital në Lituani, si një nga katër pacientët që po marrin trajtim atje.

Numri i të dyshuarve lidhur me zjarrin që shkaktoi tragjedinë në diskotekën “Puls” ka arritur në 34, ndërkohë që për 27 individë dhe tre persona juridikë është hapur një procedurë hetimore. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu shtatë punonjës policorë nga SPB Shtip dhe Koçan, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht, akuzat janë të lidhura me veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Hetimi për këtë rast po zhvillohet nga 11 prokurorë të Shkupit, Koçanit dhe Shtipit.

 

The post Maqedoni: Arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia appeared first on Albinfo.