Zelensky: SHBA po zbut sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se marrëveshja e Amerikës për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve. Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, udhëhoqën përpjekjet për sanksione të gjera kundër Rusisë, duke përfshirë masa për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi, si një kufi prej [...]Read More...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se marrëveshja e Amerikës për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve.
Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, udhëhoqën përpjekjet për sanksione të gjera kundër Rusisë, duke përfshirë masa për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi, si një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për eksportet ruse të naftës.
Burime i kanë thënë reuters se administrata aktuale e presidentit, Donald Trump po shqyrton mënyra për të lehtësuar sanksionet nëse Moska pranon të përfundojë luftën, shkruan sky news.
Si pjesë e marrëveshjes së Detit të Zi, Shtëpia e Bardhë tha se do të “ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, do të ulë kostot e sigurimeve detare dhe do të përmirësojë qasjen në portet dhe sistemet e pagesave për këto transaksione”.
Kremlini thotë se kjo varet nga heqja e sanksioneve ndaj organizatave financiare, anijeve dhe kompanive që prodhojnë dhe eksportojnë ushqime dhe plehra.
Zelensky tha se nëse Rusia shkel marrëveshjen e armëpushimit të Detit të Zi, ai do t’i kërkojë Donald Trumpit vendosjen e sanksioneve të reja.
SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje që mos të ketë sulme në Detin e Zi./abcnews.al