Protestë qytetare kundër rritjes së çmimit të rrymës, më 5 prill në Prishtinë
Një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet të shtunën, më 5 prill, në Prishtinë, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Grupi i qytetarëve “Asnjë cent ma shumë” ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 15:00, në sheshin “Skënderbe” në kryeqytet. Në njoftimin e tyre, organizatorët kanë theksuar se protesta është kundër rritjes […] The post Protestë qytetare kundër rritjes së çmimit të rrymës, më 5 prill në Prishtinë appeared first on Albinfo.

Një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet të shtunën, më 5 prill, në Prishtinë, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Grupi i qytetarëve “Asnjë cent ma shumë” ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 15:00, në sheshin “Skënderbe” në kryeqytet.
Në njoftimin e tyre, organizatorët kanë theksuar se protesta është kundër rritjes së tarifave për 15 për qind, kundër varfërisë energjetike, dhe për më shumë transparencë dhe zë qytetar. Ata kërkojnë tarifa të drejta dhe kushte më të mira për një jetë me dinjitet.
Një ditë më parë, Auron Doli, një nga protestuesit, ka deklaruar se çmimi aktual i energjisë elektrike është tepër i lartë dhe ka kërkuar që ai të ulet, e jo të rritet, siç është paralajmëruar nga autoritetet. Protestuesit shpresojnë që kjo ngjarje të sjellë ndryshime në politikat energjetike dhe përmirësim të kushteve për qytetarët, transmeton albinfo.ch.
The post Protestë qytetare kundër rritjes së çmimit të rrymës, më 5 prill në Prishtinë appeared first on Albinfo.