U gjet pa shenja në një pikë karburanti në Drenas, policia jep detaje

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:25 në Drenas. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. “Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur

U gjet pa shenja në një pikë karburanti në Drenas, policia jep detaje

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:25 në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet nga ekipet relevante.