U kap nga paparazzet në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka shpërthyer në reagime të ashpra pas publikimit të fotografive të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore, që janë shpërndarë gjerësisht nga media. Daily Mail ka qenë një nga mediat e para që ka publikuar fotot, duke shkaktuar një valë komentesh të forta nga fansat dhe vetë artistja. Ajo […]

U kap nga paparazzet në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka shpërthyer në reagime të ashpra pas publikimit të fotografive të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore, që janë shpërndarë gjerësisht nga media. Daily Mail ka qenë një nga mediat e para që ka publikuar fotot, duke shkaktuar një valë komentesh të forta nga fansat dhe vetë artistja. Ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj për shkeljen e privatësisë dhe për trajtimin e paparë të situatës, duke kërkuar respekt dhe më shumë ndjeshmëri për çështjet e shëndetit mendor dhe fizik.

Në njërën nga deklaratat e saj, ajo shkruan: “E di që ka një imazh të caktuar timin që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një grip të rëndë në stomak dhe ajo isha unë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Jam e tërbuar. As nuk mund të jesh e sëmurë në paqe”.