Shatri: Rritja e çmimit të rrymës, veprim i paarsyeshëm

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur  pakënaqësinë e tij ndaj propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një veprim të panevojshëm. Shatri thekson se kjo rritje do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës dhe do të përkeqësojë situatën ekonomike

Shatri: Rritja e çmimit të rrymës, veprim i paarsyeshëm


Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur  pakënaqësinë e tij ndaj propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një veprim të panevojshëm. Shatri thekson se kjo rritje do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës dhe do të përkeqësojë situatën ekonomike, duke prekur jo vetëm familjet, por edhe bizneset.

‘’ Propozimi i ZRrE për shtrenjtimin e rrymës duket që është një veprim i pa nevojshëm e i pa argumentueshëm që ndikon negativisht në standardin jetësor të qytetarëve por dhe në shtrenjtimit tjera përveç atë të energjisë gjë që I prek ekonomitë familjare e bizneset’’, tha Shatri.

Ai paralajmëron se pasojat do të shtrihen përtej rritjes së çmimit të energjisë, pasi do të ndikojnë në shtrenjtimin e produkteve të tjera që përdorin energjinë elektrike për prodhim.

‘’Do të ketë pasoja në rritje të çmimeve të produkteve që përdorin energjinë elektrike për prodhim e kjo dihet që është në dëm të qytetarëve’’, përfundoi Shatri.