U kontestua nga Avdullah Hoti, Halimi për Abdixhikun: Punoi fort ta rikthejë LDK-në në rritje
Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga Avdullah Hoti. Hoti ka thënë se “LDK mori një rezultat të dobët dhe i duhet një lidership i ri”. Por, Halimi thotë se Abdixhiku punoi fort ta rkthejë LDK-në në rritje. “LDK-së iu

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se “LDK mori një rezultat të dobët dhe i duhet një lidership i ri”.
Por, Halimi thotë se Abdixhiku punoi fort ta rkthejë LDK-në në rritje.
“LDK-së iu bashkova kur kryetari Lumir Abdixhiku mori drejtimin e saj. Gjatë këtyre viteve, e kam njohur si një njeri që çdo ditë nuk është ndal kurrë së punuari për rikthimin dhe fuqizimin e LDK-së. Ai punoi fort e me të gjithë, ta rikthejë LDK-në nga një prag tepër i ulët me besim për rritjen e madhe në vazhdim”.
“LDK mbetet parti e vetme që mbronë liberaldemokracinë, me ideologji shtetkrijuese e shtetmbajtëse. Prandaj, siç kam besuar gjithmonë, Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin”, ka shkruar Halimi.