U urdhërua të pushonte çështjen, jep dorëheqjen prokurorja që hetonte kryebashkiakun e New York-ut

Prokurorja e lartë federal në Manhattan dhe dy zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Uashington kanë dhënë dorëheqjen pasi u urdhëruan të heqin dorë nga ndjekja penale e kryetarit të bashkisë së New Jorkut Eric Adams, i cili akuzohet për korrupsion dhe ryshfet. Prokurorja e Qarkut të Manhatanit, Danielle Sassoon, e zgjedhura e [...]Read More...

U urdhërua të pushonte çështjen, jep dorëheqjen prokurorja që hetonte kryebashkiakun e New York-ut

Prokurorja e lartë federal në Manhattan dhe dy zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Uashington kanë dhënë dorëheqjen pasi u urdhëruan të heqin dorë nga ndjekja penale e kryetarit të bashkisë së New Jorkut Eric Adams, i cili akuzohet për korrupsion dhe ryshfet.

Prokurorja e Qarkut të Manhatanit, Danielle Sassoon, e zgjedhura e administratës Trump për të drejtuar zyrën që ndoqi penalisht Eric Adams, ka dhënë dorëheqjen pa dhënë një arsye për vendimin e saj. Gjithashtu dhanë dorëheqjen John Keller, nënkryetar i Divizionit të Çështjeve të Korrupsionit të Departamentit të Drejtësisë dhe Kevin Driscoll, një zyrtar i lartë në divizionin penal të departamentit.

Dorëheqjet vijnë pasi Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Emile Bove urdhëroi Danielle Sassoon të heqë akuzat për korrupsion kundër kryebashkiakut të New York-ut, i cili, edhe pse një demokrat, mban marrëdhënie veçanërisht të mira me presidentin Trump.

Ish-prokurorët e përshkruan urdhrin e Emil Bove si një shenjë të ndërhyrjes politike.

Në një aktakuzë shtatorin e kaluar, pretendohet se Adams ka pranuar dhurata prej më shumë se 100,000 dollarë (75,000 £) nga qytetarët turq në këmbim të favoreve./abcnews.al