Ukraina hedh në erë dy ura ruse duke përdorur minat e Moskës dhe dronë
Ukraina ka shkatërruar dy ura brenda Rusisë duke përdorur disa dronë të lirë për të goditur depot e minave dhe municioneve të fshehura atje nga forcat ruse. Dy urat ishin pranë kufirit me rajonin e Kharkiv të Ukrainës po përdoreshin nga ushtria ruse për të furnizuar trupat e saj. Për shkak të rëndësisë së tyre [...]Read More...

Ukraina ka shkatërruar dy ura brenda Rusisë duke përdorur disa dronë të lirë për të goditur depot e minave dhe municioneve të fshehura atje nga forcat ruse.
Dy urat ishin pranë kufirit me rajonin e Kharkiv të Ukrainës po përdoreshin nga ushtria ruse për të furnizuar trupat e saj.
Për shkak të rëndësisë së tyre strategjike, urat ishin të minuara – në mënyrë që ushtria ruse të kishte mundësinë t’i hidhte në erë në rast të një avancimi të papritur të Ukrainës.
Ukraina i është kundërpërgjigjur sulmeve ruse duke shkatërruar urat në rrugët që të çonin drejt Kievit. Ky veprim vonoi përparimin rus dhe mbrojti kryeqytetin ukrainas.
Në rastin e dy urave në Rusi, ushtria ukrainase mësoi për depot e minave dhe i përdori ato në avantazhin e vet.