Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor. Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, [...]Read More...

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.

Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase.

Një bazë ajrore në Murmansk dhe një në rajonin Riazan, raportohet se janë goditur, por edhe baza ajrore Belaja të Irkutskut, që është mbi 5.200 kilometra në lindje të kufirit ukrainas.

Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzeva tha se kjo është hera e parë që dronët rusë janë vërejtur në këtë rajon.