Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Von der Leyem e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, u prit më herët edhe nga Presidenti Begaj, me

Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Von der Leyem e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, u prit më herët edhe nga Presidenti Begaj, me të cilin zhvilloi një takim rreth 45 minuta.

Sipas agjendës, në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.