Valais nën borë dhe pa sinjal: Swisscom synon zgjidhje për rrjetin celular në rast emergjencash
Të Enjten e Madhe, reshjet e dendura të borës që mbuluan kantonin Valais krijuan jo vetëm probleme infrastrukturore, por edhe një ndërprerje të përhapur të rrjetit celular. Me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa lugina, antena e telefonisë mobile pushuan së funksionuari brenda vetëm një ore, duke lënë banorët të shkëputur nga komunikimi në një […] The post Valais nën borë dhe pa sinjal: Swisscom synon zgjidhje për rrjetin celular në rast emergjencash appeared first on Albinfo.

Të Enjten e Madhe, reshjet e dendura të borës që mbuluan kantonin Valais krijuan jo vetëm probleme infrastrukturore, por edhe një ndërprerje të përhapur të rrjetit celular. Me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa lugina, antena e telefonisë mobile pushuan së funksionuari brenda vetëm një ore, duke lënë banorët të shkëputur nga komunikimi në një moment kritik, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Sipas kompanisë Swisscom, fajtor për këtë ishte autonomia e kufizuar e baterive të antenave, të cilat aktualisht ofrojnë energji vetëm për një orë pas ndërprerjes së rrymës. “Aktualisht, ka plane për të rritur këtë autonomi nga një orë në katër orë”, deklaroi zëdhënësi i mediave të Swisscom, Armin Schädeli, duke shtuar se kompania do të mbulojë vetë kostot e këtij përmirësimi.
Ndërsa një zgjidhje afatgjatë do të ishte përdorimi i gjeneratorëve me naftë, kjo paraqet sfida serioze logjistike. “Nuk mjafton vetëm një gjenerator,” tha Schädeli. “Duhet personel në terren për t’i operuar dhe për të furnizuar rregullisht me karburant, çdo katër deri në gjashtë orë.”
Moti ekstrem dhe rreziqet natyrore si ortekët e borës e bëjnë të domosdoshme një rrjet të qëndrueshëm celular, sidomos për sistemin e alarmimit të popullsisë. Që nga korriku 2024, Zyra Federale për Mbrojtjen Civile ka vendosur një strategji me shumë kanale, përfshirë sirenat, radio-informimet dhe pikat e takimit urgjent në komunitete, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, fokusi kryesor është te aplikacioni Alertswiss dhe sistemi i transmetimit celular, i cili dërgon njoftime me tekst në telefonat mobilë edhe nëse aplikacioni nuk është instaluar. Por ky sistem varet nga funksionimi i rrjetit – dhe ndërprerje si ajo në Valais e bëjnë të pamundur përdorimin e tij.
Sipas autoriteteve, furnizimi me energji në luginat anësore të Valais-it po rikthehet, dhe antenat e rrjetit celular janë aktivizuar sërish. Kjo do të lejojë ripërhapjen e sinjalizimeve përmes të gjitha kanaleve, duke përfshirë edhe transmetimin celular.
Swisscom dhe autoritetet federale kanë nisur diskutimet për forcimin e rrjetit në rast emergjencash, por procesi mbetet i hapur. Ndërkohë, episodet si ai i fundit në Valais theksojnë nevojën urgjente për infrastrukturë më të qëndrueshme dhe fleksibël, sidomos në zonat malore dhe më të izoluara të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
The post Valais nën borë dhe pa sinjal: Swisscom synon zgjidhje për rrjetin celular në rast emergjencash appeared first on Albinfo.