Varrimi i Atit të Shenjtë, liderët botëror që do të marrin pjesë në ceremoni

Disa liderë botërorë kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papës, i cili tashmë është konfirmuar të zhvillohet ditën e shtunë. Ende po pritet të konfirmohen prania e Sir Keir Starmer, por më poshtë janë disa nga ata që kanë bërë të ditur se do të udhëtojnë drejt Romës për ceremoninë. Presidenti [...]Read More...

Varrimi i Atit të Shenjtë, liderët botëror që do të marrin pjesë në ceremoni

Disa liderë botërorë kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papës, i cili tashmë është konfirmuar të zhvillohet ditën e shtunë.

Ende po pritet të konfirmohen prania e Sir Keir Starmer, por më poshtë janë disa nga ata që kanë bërë të ditur se do të udhëtojnë drejt Romës për ceremoninë.

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, pritet të mbërrijë në Romë ditën e mërkurë, sipas raportimeve të mediave argjentinase.

Milei i ka bërë homazhe Papës ditën e djeshme, duke deklaruar se me “dhimbje të thellë” kishte mësuar lajmin për ndarjen e tij nga jeta.

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi mbrëmë se do të marrë pjesë në varrimin e Papës, të cilin e përshkroi si një “njeri të mirë”.

Më herët, Trump dha urdhër që të gjitha flamujt federalë dhe shtetërorë në SHBA të ulen në gjysmështizë në nderim të Atit të Shenjtë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi sot se do të marrë pjesë në varrimin e Papës.

Në një mesazh ngushëllimi të dhënë dje, Macron tha:

“Në këtë kohë lufte dhe brutaliteti, ai kishte ndjeshmëri për tjetrin, për më të brishtin.”

Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të udhëtojë drejt Italisë për të marrë pjesë në varrimin e Papës Françesku.

Zelenskyy është takuar me Papën gjatë luftës në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike dhe humanitare.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, dhe Zonja e Parë, Janja Lula da Silva, do të marrin pjesë gjithashtu në varrimin e Papës, ka njoftuar qeveria braziliane.

Në nder të Atit të Shenjtë, Brazili ka shpallur një zie kombëtare shtatëditore.

/ abcnews.al