Vatikani publikon mesazhin e Papa Françeskut nga spitali: Unë ju ndjek dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve

Shtypi i Vatikanit publikoi një audio-regjistrim të Papës Françesku, i cili ndodhet në spital prej 21 ditësh për shkak të problemeve me mushkëritë dhe frymëmarrjen. Mesazhi i falënderimit i Papës Françesku u regjistrua në gjuhën spanjolle në Poliklinikën Gemelli, ku ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që luten për shëndetin e tij. “Ju falënderoj [...]Read More...

Vatikani publikon mesazhin e Papa Françeskut nga spitali: Unë ju ndjek dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve

Shtypi i Vatikanit publikoi një audio-regjistrim të Papës Françesku, i cili ndodhet në spital prej 21 ditësh për shkak të problemeve me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Mesazhi i falënderimit i Papës Françesku u regjistrua në gjuhën spanjolle në Poliklinikën Gemelli, ku ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që luten për shëndetin e tij.

“Ju falënderoj me gjithë zemër për lutjet që bëni për shëndetin tim nga Sheshi i Shën Pjetrit. Ju ndjek nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Nëna e Shenjtë ju ruajt. Faleminderit”, tha Papa.

Duke filluar nga e hëna, 24 shkurt, mijëra besimtarë iu bashkuan kardinalëve që ndodhen në Romë, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e Kurisë Romake dhe Ipeshkvisë së Romës, në Sheshin e Shën Pjetrit për të lutur Rruzaren e Shenjtë për shëndetin e Papës Françesku, i cili po trajtohet për pneumoni në spitalin Gemelli.

Shërbimi i shtypit njoftoi gjithashtu se Papa e kaloi natën qetësisht dhe se të enjten nuk pati episode të pamjaftueshmërisë respiratore, me të cilat ishte përballur ditët e mëparshme.

Raporti i ardhshëm mjekësor pritet të publikohet të shtunën.