Vde*kja e Bajram Qerkinit, Hamza: E gjithë Kosova është e pikëlluar që humbi njërin prej njerëzve më të mirë të saj

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka ndërruar jetë, për këtë ka shprehur ngushëllime edhe Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Hamza ka thënë se e gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. “E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e

Vde*kja e Bajram Qerkinit, Hamza: E gjithë Kosova është e pikëlluar që humbi njërin prej njerëzve më të mirë të saj

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka ndërruar jetë, për këtë ka shprehur ngushëllime edhe Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Hamza ka thënë se e gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj.

“E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. Baca Bajram ishte vërtet zë dhe shpresë i të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë”.

“As bacën Bajram dhe as ata që nuk po mund t’i gjejmë që 25 vjet, të cilët ai i kishte mision jetësor, kurrë nuk do t’i harrojmë dhe kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta! Prehu në paqe, baca Bajram”, ka shkruar Hamza në Facebook.