Vdekja e Virginia Giuffre që denoncoi krerët e botës për ngacmime seksuale ngjall dyshime? Postimi i saj: “Duan të më mbyllin gojën”

Pas lajmit tronditës për vdekjen e Virginia Giuffre, një postim i saj i vjetër në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe. Në të, Giuffre deklaronte qartë se nuk ishte vetëvrasëse dhe paralajmëronte se shumë njerëz të fuqishëm dëshironin ta heshtnin. Ajo kishte ndarë këto shqetësime edhe me terapistin dhe mjekun e saj të familjes, […]

Vdekja e Virginia Giuffre që denoncoi krerët e botës për ngacmime seksuale ngjall dyshime? Postimi i saj:  “Duan të më mbyllin gojën”

Pas lajmit tronditës për vdekjen e Virginia Giuffre, një postim i saj i vjetër në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe. Në të, Giuffre deklaronte qartë se nuk ishte vetëvrasëse dhe paralajmëronte se shumë njerëz të fuqishëm dëshironin ta heshtnin.

Ajo kishte ndarë këto shqetësime edhe me terapistin dhe mjekun e saj të familjes, duke theksuar nevojën për të mbrojtur familjen e saj në rast se i ndodhte diçka.

Giuffre, e njohur për akuzat që ngriti kundër Princit Andrew dhe Jeffrey Epstein për abuzim seksual, raportohet se ka ndërruar jetë nga vetëvrasja në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore.

Vdekja e saj ndodhi disa javë pas një aksidenti automobilistik dhe një qëndrimi në spital.

Në një postim të bërë më herët në platformën X, Giuffre kishte shkruar:

Po e bëj të ditur publikisht: nuk jam në asnjë mënyrë vetëvrasëse. E kam thënë këtë tek terapisti dhe mjeku im. Nëse më ndodh diçka, ju lutem, mos e lini të shuhet dhe ndihmoni të mbrohet familja ime. Shumë njerëz të këqij duan të më mbyllin gojën.

Vdekja e saj ka ngritur shumë pikëpyetje në publik, ndërsa kërkesat për një hetim të plotë dhe të pavarur janë shtuar.