Vdekjet e emigrantëve arrijnë rekord në vitin 2024
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se në vitin 2024, të paktën 8,938 emigrantë humbën jetën në udhëtimet e tyre, duke e bërë këtë vitin më vdekjeprurës që nga fillimi i statistikave në 2014. Kjo shifër është rritur me gati 200 viktima krahasuar me 2023 dhe është dyfishuar që nga viti 2020. Azia pati numrin […] The post Vdekjet e emigrantëve arrijnë rekord në vitin 2024 appeared first on Albinfo.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se në vitin 2024, të paktën 8,938 emigrantë humbën jetën në udhëtimet e tyre, duke e bërë këtë vitin më vdekjeprurës që nga fillimi i statistikave në 2014. Kjo shifër është rritur me gati 200 viktima krahasuar me 2023 dhe është dyfishuar që nga viti 2020.
Azia pati numrin më të lartë të vdekjeve me 2,778 viktima, e ndjekur nga Mesdheu me 2,452 dhe Afrika me 2,242. Në Amerikë, shifrat paraprake tregojnë të paktën 1,233 vdekje, duke përfshirë një rekord prej 174 vdekjesh në xhunglën Darien mes Kolumbisë dhe Panamasë, shkruan DW.
IOM thekson se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare. Organizata gjithashtu paralajmëron për dhunën, zhvatjen nga bandat dhe kushtet çnjerëzore në kampet e ndalimit të emigrantëve, veçanërisht në Libi.
Që nga viti 2014, mbi 74,000 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur, me një rritje të vazhdueshme të numrit të viktimave në pesë vitet e fundit, transmeton albinfo.ch.
The post Vdekjet e emigrantëve arrijnë rekord në vitin 2024 appeared first on Albinfo.