Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Ka ndërruar jetë 25-vjeçari E.T, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 18 maj, në fshatin Pouskë. Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe D.N, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari E.T, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 18 maj, në fshatin Pouskë.
Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe D.N, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e aksidentuar, raporton RTK në gjuhën turke.
Tumba ishte dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor deri në momentin kur ndërroi jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, E.T, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.