Vde*s nëna e ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit

Ka vdekur në moshën 90-vjeçarje Fatime Xhemaili, nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemaili. Lajmin për vdekjen e saj e dha djali i saj Bajrushi, njëherazi ish-kryetari “Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë e dashamirët, se nesër, e hënë, më 24 mars 2025, në ora 11, bëhet mbledhje komemorative, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, të Ferizajt

Vde*s nëna e ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit

Ka vdekur në moshën 90-vjeçarje Fatime Xhemaili, nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemaili.

Lajmin për vdekjen e saj e dha djali i saj Bajrushi, njëherazi ish-kryetari

“Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë e dashamirët, se nesër, e hënë, më 24 mars 2025, në ora 11, bëhet mbledhje komemorative, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, të Ferizajt, me rastin e vdekjes së nënës sonë Fatime Xhemaili, kurse varrimi bëhet në ora 13, në fshatin Komogllavë, në varrezat e reja të Mëhallës së Tafaliajve, ngjitas me fshatin Gërlicë”, ka shkruar ish-kryetari në Facebook.

Për vdekjen e nënës Fatime, ka reaguar edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Pusho në paqe, nënë Fatime. Një jetë e kaluar mes dhimbjes, sakrificës dhe krenarisë — një shpirt i fortë që la pas gjurmë dashurie për kombin dhe familjen. Dritë të pastë shpirti, i përjetshëm qoftë kujtimi yt”, ka shkruar ajo.