Vd’es një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës
Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi. Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës. “E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja

Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi.
Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”
Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”