Vërshimet e para një viti, kreu i Dragashit ia kujton Kurtit që s’ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndihmuar qytetarët atje

Kreu i Komunës së Dragashit, Begjet Xheladini, ka shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti të bërë në qershor të vitit të kaluar, për t’ia kujtuar se ende Qeveria e Kosovës s’ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar banorët e Dragashit pas vërshimeve. Kreu i Komunës së Dragashit thotë se i kanë bërë vlerësimet e

Vërshimet e para një viti, kreu i Dragashit ia kujton Kurtit që s’ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndihmuar qytetarët atje

Kreu i Komunës së Dragashit, Begjet Xheladini, ka shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti të bërë në qershor të vitit të kaluar, për t’ia kujtuar se ende Qeveria e Kosovës s’ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar banorët e Dragashit pas vërshimeve.

Kreu i Komunës së Dragashit thotë se i kanë bërë vlerësimet e dëmeve dhe se kanë punuar për të kërkuar mbulimin e dëmeve nga Qeveria e Kosovës.

“Ky është postimi i Kryeministrit Kurti një ditë pas vërshimeve në Dragash: “Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje. Si qeveri lokale, me kohë kemi realizuar vlerësimin financiar të dëmeve dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë kërkesat për mbulimin e këtyre dëmeve nga Qeveria e Kosovës.””, ka shkruar kryetari i Dragashit.

Kurti kishte paralajmërua ndihmë nga niveli qendror për rindërtimin dhe riparimin e dëmeve.

“Ishim në Komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk. Vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka nevojitet ndërhyrje me prioritet. Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima.Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror.Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikpritjen e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi.Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve, për të kaluar bashkë, sa më shpejt e sa më lehtë këtë situatë.”