Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”
Fshati i Veshallës në Malësinë e Tetovës sot u mbush me jetë, ngjyra dhe emocione, teksa mërgimtarë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në kuadër të manifestimit tradicional “Votra jonë na bashkon”. Ngjarja u shënua me një program të pasur kulturor dhe muzikor, ku dominuan këngët folklorike, vallet tradicionale të Malësisë dhe këngët […] The post Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon” appeared first on Albinfo.

Fshati i Veshallës në Malësinë e Tetovës sot u mbush me jetë, ngjyra dhe emocione, teksa mërgimtarë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në kuadër të manifestimit tradicional “Votra jonë na bashkon”.
Ngjarja u shënua me një program të pasur kulturor dhe muzikor, ku dominuan këngët folklorike, vallet tradicionale të Malësisë dhe këngët patriotike që ngjallën ndjenja krenarie e mall për vendlindjen. Atmosferën e bëri edhe më të ngrohtë dhe të veçantë paraqitja e vajzave të reja me veshje tradicionale shqiptare, të cilat pasqyronin hijeshinë dhe pasurinë kulturore të kësaj treve, njofton kryetari i kësaj komune Bilall Kasami.
Përmes këtij manifestimi, banorët vendas dhe mërgimtarët forcuan edhe një herë lidhjen e tyre me rrënjët, gjuhën, kulturën, traditat dhe zakonet që vazhdojnë të ruhen me përkushtim në këtë fshat malor, transmeton albinfo.ch.
Ky aktivitet i përvitshëm jo vetëm që mban gjallë frymën e bashkimit, por gjithashtu dëshmon për përkushtimin e komunitetit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
The post Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon” appeared first on Albinfo.