Vështirësi në ardhjen e anti-tankeve Javeline, Maqedonci: Ka shumë kërkesa në botë
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova ka përfunduar të gjitha procedurat për blerjen e sistemeve raketore anti-tank Javelin dhe tashmë është në fazën e ekzekutimit të pagesave. Maqedonci theksoi se ndonëse kërkesa globale për sisteme Javelin është rritur ndjeshëm, Kosova është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët për të siguruar

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova ka përfunduar të gjitha procedurat për blerjen e sistemeve raketore anti-tank Javelin dhe tashmë është në fazën e ekzekutimit të pagesave.
Maqedonci theksoi se ndonëse kërkesa globale për sisteme Javelin është rritur ndjeshëm, Kosova është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët për të siguruar dërgesat sa më shpejt.
“Aktualisht jemi duke i ekzekutuar këstet e pagesave… të gjitha procedurat janë kaluar. Tani jemi fazën e ekzekutimin dhe pagesave dhe pritjes së ardhjes së sistemeve Javelin. Jemi duke insistuar që deri në fund të vitit të kemi një sasi, mirëpo dihet që vështirë janë në aspektin e blerjes ushtarake”, tha Maqedonci.Ministri në detyrë tutje tha se duke pas parasysh faktin që në botë ka kërkesa shumë më shumë për këto sisteme se sa që ka pasur më herët.
“Mirëpo ne jemi duke komunikuar në vazhdimësi që të kemi një sasi deri në fund të këtij viti. Edhe pse Kosovës nuk i mungojnë sistemet raketore ant-itank, tashmë i kemi në FSK. Janë sisteme të përafërta edhe pse Javelin njihen për efikasitetin si sistem raketor”, ka thënë Maqedonci për emisionin Magazina në Radio Dukagjini.