Veteranët e UÇK-së u kërkojnë deputetëve ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, Haradinaj: Të reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale

Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës që në emër të veteranëve të luftës t’u kërkojë deputetëve të zgjedhur ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, siç tha ai, u kërkon atyre reagim për padrejtësitë që tha se po bëhen nga Gjykata Speciale në

Veteranët e UÇK-së u kërkojnë deputetëve ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, Haradinaj: Të reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale

Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës që në emër të veteranëve të luftës t’u kërkojë deputetëve të zgjedhur ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, siç tha ai, u kërkon atyre reagim për padrejtësitë që tha se po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai tha se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrim ndaj kësaj gjykate, dhe sipas tij, ka ardhur koha që këtë ta bëjë edhe Kosova.

“Shpresojmë që deputetët do ta nënshkruajnë këtë betim simbolik si një zotim moral për t’i adresuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ushtarëve të tjerë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, tha ai.

“Tani që edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale, ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova’, tha Haradinaj.

Ai tha se “nuk ka akuzë më të rëndë sesa Shtëpia e Bardhë ta quajë abuzuese këtë trup gjykues”.

‘Nuk jemi as për shpërbërje. Ne jemi për kontroll dhe thirrje për drejtësi. Të ndajë drejtësi. Të mos quhet Kosova ‘Kosovë Metohi’, të mos zhvaten fonde në emër të drejtësisë dhe të bëhet padrejtësi. Dhe këto. Vetëm kaq”, tha Haradinaj.

Sipas tij, deputetët duhet t’i kërkojnë llogari kësaj gjykate dhe ata “sot kanë arsye dhe kanë fakte që nuk është ajo drejtësia që këta kanë menduar që do të jetë”.

Foto: Ekonomia Online