Vetëvendosje deklarohet për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese: Arbitrar dhe cenon demokracinë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me ashpërsi pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Sipas LVV-së, vendimi për të vendosur “rregulla të reja” tejkalon juridiksionin e gjykatës dhe cenon procesin demokratik. Në reagimin e saj, Vetëvendosje vlerëson se analogjitë që përdor Gjykata me zgjedhjet e institucioneve të tjera nuk kanë bazë […] The post Vetëvendosje deklarohet për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese: Arbitrar dhe cenon demokracinë appeared first on Albinfo.

Vetëvendosje deklarohet për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese: Arbitrar dhe cenon demokracinë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me ashpërsi pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Sipas LVV-së, vendimi për të vendosur “rregulla të reja” tejkalon juridiksionin e gjykatës dhe cenon procesin demokratik.

Në reagimin e saj, Vetëvendosje vlerëson se analogjitë që përdor Gjykata me zgjedhjet e institucioneve të tjera nuk kanë bazë kushtetuese dhe krijojnë precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Po ashtu, LVV e kritikon siç thotë, paragjykimin e Gjykatës lidhur me mungesën e konsensusit politik, duke theksuar se asnjëherë nuk është hedhur votim mbi këtë çështje.

Sipas Vetëvendosjes, aktgjykimi duket i motivuar politikisht dhe rrezikon të ndryshojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke e larguar nga parimet kushtetuese dhe demokratike që duhen respektuar.

The post Vetëvendosje deklarohet për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese: Arbitrar dhe cenon demokracinë appeared first on Albinfo.