VIDEO/ Pamje shkatërruese në Texas, dhjetëra fëmijë të zhdukur nga përmbytjet, vijojnë kërkimet
Përmbytjet në Texas kanë ngritur alarmin. Me rreth 60 viktima dhe 27 vajza ende të zhdukura, pas goditjes së vendit nga reshjet të dendura e stuhi. Deri më tani siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 850 njerëz në rreth 36 orë. Ndërsa vazhdojnë pa ndaluar kërkim për [...]Read More...

Përmbytjet në Texas kanë ngritur alarmin. Me rreth 60 viktima dhe 27 vajza ende të zhdukura, pas goditjes së vendit nga reshjet të dendura e stuhi.
Deri më tani siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 850 njerëz në rreth 36 orë. Ndërsa vazhdojnë pa ndaluar kërkim për të gjetur persona të tjerë që janë ende të zhdukur.
Nga pamjet e ndara në rrjete sociale, por edhe nga mediat ndërkombëtare, zona e Texas shihet e gjitha e shkatërruar, dhe e “mbuluar” nga uji.
Aerial footage shared by the Texas Parks and Wildlife Department gives a glimpse at the devastation caused by heavy rains and flash floods along the Guadalupe River in central Texas on the 4th of July. The severe weather has left dozens of people dead, including at least 15…
— CBS News (@CBSNews) July 6, 2025
“27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe”, deklaruan zyrtarët.