VIDEO/ Policia në Indi i heq prizën Ed Sheeran dhe i ndërpret performancën ‘live’
Një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte. Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, duke u dukur mjaft i mërzitur. Një fans [...]Read More...

Një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte.
Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, duke u dukur mjaft i mërzitur.
Një fans që shikonte performancën në rrugë u shfaq duke u përpjekur t’i shpjegonte oficerit të policisë se ai ishte këngëtari i famshëm britanik, por oficeri vazhdoi i pandikuar, duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit.
“Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”, tha artisti në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
A post shared by BBC News (@bbcnews)
/abcnews.al