Viktima dhe dëme miliarda dollarëshe/ Papa Françesku: I pikëlluar për zjarret në Los Angeles
VAKTIKAN- Papa Françesku u shpreh i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret në Kaliforni. Në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Los Angeles, ai shprehu afërsinë shpirtërore me të prekurit nga kjo tragjedi. “Jam i pikëlluar nga humbjet e jetës dhe shkatërrimi i konsiderueshëm i shkaktuar nga zjarret pranë Los Angeles”, [...]Read More...

VAKTIKAN- Papa Françesku u shpreh i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret në Kaliforni.
Në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Los Angeles, ai shprehu afërsinë shpirtërore me të prekurit nga kjo tragjedi.
“Jam i pikëlluar nga humbjet e jetës dhe shkatërrimi i konsiderueshëm i shkaktuar nga zjarret pranë Los Angeles”, tha ai.
‘’Dua të siguroj komunitetet e prekura nga kjo tragjedi për afërsinë time shpirtërore me ta”, shkruan në emër të papës Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, numri dy i Vatikanit.
Zjarret në Los Angeles kanë shkaktuar deri tani 11 viktima dhe miliarda dollarë dëme materiale.