Vinicius Jr merr vendim përfundimtar për të ardhmën e tij

Ylli brazilian, Vinicius Jr do të vazhdojë qëndrimin e tij te Reali. Ndonëse ka kontratë deri në 2027-tën, braziliani do të nënshkruajë kontratën e tij të re, ku sipas “Marca” do të nënshkruhet në fund të këtij sezoni. Vinicius Jr, kishte oferta tunduese nga Arabia Saudite, nga gjigantët si Al-Hilal dhe Al-Ahli, me këtë të […]

Vinicius Jr merr vendim përfundimtar për të ardhmën e tij

Ylli brazilian, Vinicius Jr do të vazhdojë qëndrimin e tij te Reali.

Ndonëse ka kontratë deri në 2027-tën, braziliani do të nënshkruajë kontratën e tij të re, ku sipas “Marca” do të nënshkruhet në fund të këtij sezoni.

Vinicius Jr, kishte oferta tunduese nga Arabia Saudite, nga gjigantët si Al-Hilal dhe Al-Ahli, me këtë të fundit që dëshironte ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.

Por braziliani, kishte deklaruar edhe më parë se dëshiron qëndrimin e tij te Real Madridi.

Këtë sezon Vinicius Jr, ka bërë 48 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola dhe 14 asiste.