Viti i artë i Xherdanit

Xherdan Shaqiri fitoi titullin dhe Kupën me Baselin The post Viti i artë i Xherdanit appeared first on Albinfo.

Viti i artë i Xherdanit

Rikthimi i Xherdan Shaqirit në Basel ishte magjik. Xherdani ndihmoi skuadrën të fitojë titullin, për herë të parë pas vitit 2017.

Po ashtu Baseli, të dielën fitoi Kupën e Zvicrës, duke mundur Biel në finale 1:4.

Shaqiri shënoi nga penalltia për 1:2 dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i finales.

Xherdani në Superligën zvicerane kishte 18 gola e 21 asistime. Shifrat të jashtëzakonshme për yllin shqiptar, duke përfunduar kampionatin si shënuesi dhe asistuesi më i mirë.

Së fundi u shpall edhe futbollisti më i mirë i muajit maj. Xherdani mbylli edicionin me dy trofe të futbollit zviceran, duke konfirmuar shkëlqimin që ka pasur në këtë edicion.

Rikthimi i tij ishte i mahnitshëm, derisa Baseli në sezonin e ri do të rikthehet në Ligën e Kampionëve, ku po ashtu synon suksese.

The post Viti i artë i Xherdanit appeared first on Albinfo.