Vjena mirëpret “Eurovisionin 2026” për herë të tretë

Kryeqyteti austriak, Vjena, është zgjedhur për të pritur edicionin e ardhshëm të Festivalit Evropian të Këngës,  “Eurovision 2026”. Vendimi është marrë nga transmetuesi publik ORF në bashkëpunim me rrjetin EBU, ndërsa eventi do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Vjena, e njohur për trashëgiminë e saj artistike e kulturore, do të […] The post Vjena mirëpret “Eurovisionin 2026” për herë të tretë appeared first on Albinfo.

Vjena mirëpret “Eurovisionin 2026” për herë të tretë

Kryeqyteti austriak, Vjena, është zgjedhur për të pritur edicionin e ardhshëm të Festivalit Evropian të Këngës,  “Eurovision 2026”. Vendimi është marrë nga transmetuesi publik ORF në bashkëpunim me rrjetin EBU, ndërsa eventi do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Vjena, e njohur për trashëgiminë e saj artistike e kulturore, do të mirëpresë për herë të tretë këtë festival, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015. Finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në sallën “Wiener”, hapësira më e madhe në Austri, ndërsa dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Me këtë rast, Austria i bashkohet listës së vendeve që e kanë pritur disa herë këtë festival prestigjioz, ku më të shpeshtat mbeten Dublini, Londra dhe Luksemburgu.

Përveç Vjenës, kandidatë për organizim kishin qenë edhe qytetet Graz, Innsbruck dhe Oberwart, por kryeqyteti austriak fitoi garën për ta pritur spektaklin muzikor. Austria fitoi të drejtën e organizimit pas triumfit të artistit JJ në Basel, këtë vit, me këngën “Wasted Love”.

The post Vjena mirëpret “Eurovisionin 2026” për herë të tretë appeared first on Albinfo.