VLEN përfundon mbledhjen, merret vendimi pa Taravarin (VIDEO)

Zv/kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një konferencë për media shpalosi qëndrimin e koalicionit të tyre pasi që kreu i ASH-së, Arben Taravari mbrëmë theksoi se do të dal me listat e tyre partiake për këshilltarë komunal, duke përjashtuar listat e përbashkëta me VLEN. Mexhiti theksoi se Taravari me […] The post VLEN përfundon mbledhjen, merret vendimi pa Taravarin (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

VLEN përfundon mbledhjen, merret vendimi pa Taravarin (VIDEO)

Zv/kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një konferencë për media shpalosi qëndrimin e koalicionit të tyre pasi që kreu i ASH-së, Arben Taravari mbrëmë theksoi se do të dal me listat e tyre partiake për këshilltarë komunal, duke përjashtuar listat e përbashkëta me VLEN.

Mexhiti theksoi se Taravari me vendimin e partisë së tij është në shërbim të BDI-së dhe ringjalljes së saj dhe se sipas tij, një kohë është e qartë se Arben Taravari ka patur negociata me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

“Koalicioni VLEN sot ka vendosur që të garojë në zgjedhje bashkë, edhe me lista për këshilltarë, edhe me kandidatë për kryetarë të komunash, ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe themelim të shtabeve të VLEN-it, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së, që të distancohen nga politikat e përçarjes të z.Taravari, e sponsorizuar nga BDI-ja dhe oligarkët e tjerë, dhe të qëndrojnë në koalicionin e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

Sipas tij, vendimi i ASH-së së Taravarit për dalje me lista të veçanta nuk është i bazuar në qëndrimet e bazës… është një vendim i marrë për interesa të BDI-së dhe për të cilat Taravari duhet të jep shpjegimi para qytetarëve.

The post VLEN përfundon mbledhjen, merret vendimi pa Taravarin (VIDEO) appeared first on