Vrasje me armë zjarri në Memaliaj

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës.

Mësohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 33-vjeçari Endri Goxhaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, i cili ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori me inicialet D.N.

Krimi ka ndodhur para lokalit të shtetasit S.K, afër qendrës së Memaliajt. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili vrasjes është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.

Burimi i lajmit:

opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.