Vrasjet në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë, kriminalitetin e fenomenet negative që po rriten

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që tha se po rriten në vend. “Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Ky

Vrasjet në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë, kriminalitetin e fenomenet negative që po rriten

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që tha se po rriten në vend.

“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”, shtoi ai.

KRasniqi tha se “institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”.