Xhavit Haliti: Nuk kemi probleme lufte me VV-në, pse të mos bëjmë koalicion kur kemi bërë edhe me LDK-në

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, është shprehur i hapur ndaj mundësisë së një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se subjektet politike në Kosovë nuk duhet të kenë tabu bashkëpunimi.
Në një prononcim lidhur me skenën politike dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit, Haliti ka vënë në pah se PDK-ja nuk ka pasur asnjëherë pengesa parimore për të bashkëqeverisur me forca të tjera politike, duke sjellë si shembull të kaluarën.
“Me Vetëvendosjen ne nuk kemi probleme të luftës. Nëse kemi bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), atëherë pse të mos bëjmë edhe me këta?” – u shpreh Xhavit Haliti.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



