Xherdan Shaqiri emërohet kapiten i ri i Baselit, Taulant Xhaka zëvendësuesi i tij
Klubi i futbollit, Basel ka bërë të ditur se ka emëruar kapitenët e rinj të klubit. Kapiten i skuadrës është bërë Xherdan Shaqiri derisa zëvendësues i tij është futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, transmeton albinfo.ch. Xherdan Shaqiri është rikthyer në Basel, 12 vjet pasi u largua nga klubi ku filloi karrierën e tij, teksa […] The post Xherdan Shaqiri emërohet kapiten i ri i Baselit, Taulant Xhaka zëvendësuesi i tij appeared first on Albinfo.

Klubi i futbollit, Basel ka bërë të ditur se ka emëruar kapitenët e rinj të klubit.
Kapiten i skuadrës është bërë Xherdan Shaqiri derisa zëvendësues i tij është futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, transmeton albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri është rikthyer në Basel, 12 vjet pasi u largua nga klubi ku filloi karrierën e tij, teksa gjithashtu ka luajtur për Inter Milan, Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi për Chicago Fire. Kontrata e tij me klubin amerikan u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë në verën e vitit të kaluar.
Shaqiri ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern dhe Liverpool, si dhe tituj kampion në Gjermani dhe Angli.
The post Xherdan Shaqiri emërohet kapiten i ri i Baselit, Taulant Xhaka zëvendësuesi i tij appeared first on Albinfo.