Xherdan Shaqiri në prag të rekordit të ri historik për më së shumti asistime

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Baselit, përcjell albinfo.ch. Klubi futbollistik Bazel po zhvillon ndeshje shumë më të mira dhe është në garë për titull kampioni në elitën e futbollit zviceran. Kujtojmë se Shaqiri të dielën kontribuoi me gol dhe asistim në fitoren 2:0 të Baselit […] The post Xherdan Shaqiri në prag të rekordit të ri historik për më së shumti asistime appeared first on Albinfo.

Xherdan Shaqiri në prag të rekordit të ri historik për më së shumti asistime

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Baselit, përcjell albinfo.ch.

Klubi futbollistik Bazel po zhvillon ndeshje shumë më të mira dhe është në garë për titull kampioni në elitën e futbollit zviceran.

Kujtojmë se Shaqiri të dielën kontribuoi me gol dhe asistim në fitoren 2:0 të Baselit ndaj  Winterthurit.

Vlen të theksohet se Shaqiri në 25 ndeshje kampionale ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 13 asistime.

Nëse vazhdon me këtë formë, 33-vjeçari Shaqiri mund ta thyejë rekordin historik për më së shumti asistime për një edicion në Superligën e Zvicrës.

Rekordin e mban futbollisti i Servettes, Miroslav Stevanoviq, që bëri 22 asistime në edicionin 2021/2022. Kështu ka raportuar të hënën “20minuten”.

Shaqiri u transferua te Baseli në verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë nga Chicago Fire.

The post Xherdan Shaqiri në prag të rekordit të ri historik për më së shumti asistime appeared first on Albinfo.