Xhoxhaj më 7 qershor mbron titullin kampion Evrope në Hamburg
“Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime”, është shprehur boksieri Labinot Xhoxhaj The post Xhoxhaj më 7 qershor mbron titullin kampion Evrope në Hamburg appeared first on Albinfo.

Boksieri shqiptar Labinot Xhoxhaj do të ketë një mec shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.
Ai ka ftuar bashkëatdhetarët për mbështetje në sfidën e 7 qershor për të mbrojtur kampion Evrope.
“Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime. Do të mbroj titullin Kampion Europe (EBU) dhe do të luftoj për një tjetër brez të madh – WBC International Silver Heavyweight – përballë një kundërshtari të fortë, të pamposhtur, siç është Aliev.
Kjo sfidë është kulmi i shumë viteve sakrificë, djersë, mund dhe punë të pandalshme. Kam kaluar shumë beteja, në ring dhe jashtë tij, por asnjëherë nuk kam qenë vetëm. Pas meje gjithmonë ka qenë familja, trajnerët, miqtë – dhe ju, populli im.
Ju ftoj nga zemra të jeni me mua edhe kësaj here.
Çdo fjalë mbështetëse, çdo lutje, çdo ndjekje është fuqi për mua në ring.
Le ta bëjmë këtë fitore bashkë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët – kudo që ndodhen”, shkruan Xhoxhaj në Facebook.
The post Xhoxhaj më 7 qershor mbron titullin kampion Evrope në Hamburg appeared first on Albinfo.