Ylli i Premier League i thotë PO Milanit – por një pengesë e madhe rrezikon gjithçka
Jean-Philippe Mateta është një nga emrat e fundit që është lidhur me një transferim te AC Milan këtë verë, por kërkesa financiare e Crystal Palace për kartonin e tij shihet si pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes. Sipas raportimeve nga prestigjiozja franceze L’Équipe, sulmuesi 28-vjeçar është i hapur për një kalim te kuqezinjtë dhe ideja […]

Jean-Philippe Mateta është një nga emrat e fundit që është lidhur me një transferim te AC Milan këtë verë, por kërkesa financiare e Crystal Palace për kartonin e tij shihet si pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes.
Sipas raportimeve nga prestigjiozja franceze L’Équipe, sulmuesi 28-vjeçar është i hapur për një kalim te kuqezinjtë dhe ideja për të punuar nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri e tundon seriozisht, transmeton ORAinfo.
Mateta, i cili sezonin e kaluar shënoi 14 gola në Premier League, po kërkon një hap të madh në karrierë në mënyrë që të përforcojë shanset e tij për të qenë pjesë e Francës në Kupën e Botës 2026.
Megjithatë, Crystal Palace ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij – mbi 30 milionë euro – shifër që Milani aktualisht nuk është i gatshëm ta paguajë. Me një buxhet të kufizuar për repartin e sulmit, drejtuesit kuqezi po shqyrtojnë alternativa më të përballueshme.
Emra si Dusan Vlahovic i Juventusit dhe Breel Embolo i Monacos janë gjithashtu në listë, me këtë të fundit që shihet si opsion më realist për shkak të çmimit rreth 15 milionë euro.
Ndërkohë, nëse Crystal Palace nuk lëshon pe në kërkesat financiare, atëherë pista Mateta mund të mbyllet përfundimisht për Milanin – të paktën për këtë merkato vere. /ORAinfo/