Youtube mbyll padinë me Trump/ Platforma i paguan mbi 24 milion dollarë presidentit amerikan
Youtube ka rënë dakord qetë paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që presidenti amerikan Donald Trump ngriti në vitin 2021. Padia erdhi pasi platforma pezulloi kanalin e Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, pasi republikani humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden. Trump e ngriti padinë duke thënë se platforma kishte akumuluar [...]Read More...

Youtube ka rënë dakord qetë paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që presidenti amerikan Donald Trump ngriti në vitin 2021. Padia erdhi pasi platforma pezulloi kanalin e Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, pasi republikani humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden.
Trump e ngriti padinë duke thënë se platforma kishte akumuluar një përqendrim të madh të pushtetit, pjesës së tregut dhe aftësisë për të diktuar diskursin publik të kombit amerikan. YouTube tha se e kishte pezulluar kanalin e Trump sepse kishte shkelur politikat e faqes së internetit kundër nxitjes së dhunës.
Youtube është e më fundit nga një sërë kompanish teknologjike që i kanë bërë një pagesë miliona dollarëshe presidentit për vendimet e kaluara në lidhje me llogaritë e tij në mediat sociale.
Zhvillimi i fundit vjen vetëm një javë pasi YouTube njoftoi se do të lejojë llogaritë e personave që dikur ishin ndaluar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me Covid-19 dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA të vitit 2020 të. Në një njoftim YouTube tha se i vlerëson zërat konservatorë në faqen e tij dhe për pezullimin fajësoi presionet nga administrata e ish-presidentit Joe Biden.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, zgjidhi një padi të ngjashme me Trump në janar për 25 milionë dollarë, dhe platforma e mediave sociale X, më parë Twitter, zgjidhi një tjetër për 10 milionë dollarë në shkurt.
Pjesa më e madhe e pagesës nga padia e Metës do të shkojë në fondin e bibliotekës presidenciale të Trump. Ndërkohë të ardhurat nga Youtube do të shkojnë për restaurimin dhe ruajtjen e parkut National Mall dhe për ndërtimit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë.
/abcnews.al/