Zelensky konfirmon operacionin ushtarak ukrainas në rajonin Belgorod
Operacioni i kryer nga forcat ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë u konfirmua publikisht për herë të parë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një video-mesazh të publikuar sonte, Zelensky tha se shefi i shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Shirsky, prezantoi një raport mbi “vijën e frontit, praninë tonë në rajonin [...]Read More...

Operacioni i kryer nga forcat ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë u konfirmua publikisht për herë të parë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një video-mesazh të publikuar sonte, Zelensky tha se shefi i shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Shirsky, prezantoi një raport mbi “vijën e frontit, praninë tonë në rajonin e Kurskut (të Rusisë) dhe praninë tonë në rajonin e Belgorodit (të Rusisë).
“Ne po vazhdojmë operacionet tona në zonat kufitare të armikut dhe kjo është absolutisht e justifikuar. Lufta duhet të kthehet atje nga erdhi. Qëllimi ynë kryesor mbetet i njëjtë: të mbrojmë territoret dhe komunitetet tona në rajonet e Sumy dhe Kharkiv nga pushtuesit rusë”, tha presidenti ukrainas.