Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

Kostoja e nevojshme për çdo vit të luftës në Ukrainë arrin në 120 miliardë dollarë, sipas asaj që deklaroi Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Kostoja e kësaj lufte sot dhe sfidat që përballemi arrijnë në 120 miliardë për një vit. Nga këto, 60 miliardë mbulohen nga buxheti i [...]Read More...

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

Kostoja e nevojshme për çdo vit të luftës në Ukrainë arrin në 120 miliardë dollarë, sipas asaj që deklaroi Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

“Kostoja e kësaj lufte sot dhe sfidat që përballemi arrijnë në 120 miliardë për një vit. Nga këto, 60 miliardë mbulohen nga buxheti i Ukrainës. Për vitin e ardhshëm, duhet të sigurojmë edhe 60 të tjerë,” tha presidenti ukrainas, duke shtuar megjithatë se shpresa e tij është që konfliktet të përfundojnë brenda këtij viti.

“Shpresoj që ta mbyllim këtë luftë. ‘Plani A’ është ndalimi i luftimeve, ndërsa ‘plani B’ janë 120 miliardë dollarë. Kjo është e gjithë historia. Është një problem shumë i madh. Nuk them që në kohë paqeje, gjatë një armëpushimi ose në kuadër të garancive të sigurisë do të na duhen shuma kaq të mëdha. Por në çdo rast, duhet të kuptoni shkallën e këtij problemi,” theksoi Zelenski.

Donald Trump i bëri thirrje Zelensky dje që të arrijë një marrëveshje për të përfunduar luftën në Ukrainë, duke shtuar se edhe ai vetë duhet të jetë në të njëjtën dhomë me negociatorët e Moskës dhe Kievit.