Zëvendësministri Astrit Iseni pjesëmarrës në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork

Zëvendësministri Astrit Iseni pjesëmarrës në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ishte i ftuar nderi në gala mbrëmjen e organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) në Nju-Jork, ku u mblodhën përfaqësues të lartë institucionalë, veprimtarë dhe pjesëtarë të shquar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij aktiviteti, zëvendësministri Iseni zhvilloi një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me drejtuesit e AARC-së, zyrtarë të lartë shtetërorë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse, si dhe me biznese e veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ai theksoi se fokus i bisedave ishte fuqizimi i bashkëpunimit me diasporën, roli i saj i padiskutueshëm, si dhe thellimi i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Iseni theksoi se pjesëmarrja në këtë ngjarje rikonfirmon përkushtimin institucional për të mbajtur një dialog të hapur e të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët në SHBA, si dhe për të mbështetur nismat që forcojnë lidhjet kulturore, ekonomike dhe politike me faktorin shqiptaro-amerikan.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.